...

Në vendin e futbollit, stadiumet s’mbushen dot

4 Comments

Brazilianët pëlqejnë të thonë se vendi i tyre është vend futbolli dhe sigurisht se ata i kanë dhënë botës kandidatë të fortë për lojtarët më të mëdhenj në histori, skuadrën më të madhe dhe po ashtu edhe stadiumin më të madh.

Por, në shtetin që do të organizojë Botërorin e ardhshëm në vitin 2014, numri i njerëzve që shkojnë të shohin ndeshje të futbollit profesionist është edhe më i vogël se në Kinë apo SHBA.

Pasi që numri i shikueshmërisë ka vazhduar të bjerë edhe këtë vit, skuadrat braziliane kanë nisur të përdorin strategji të ndryshme për të mbushur stadiumet, por janë të hendikepuara nga stadiumet e vjetra, mungesa e respektit për tifozët, kanalet televizive që transmetojnë drejtpërdrejtë çdo ndeshje, ndërsa edhe siguria në çdo ndeshje është tepër e ulët.

Në Brazil, gati çdo njëri ka një skuadër dhe një mendim, por shumë pak prej tyre shkojnë të përkrahin skuadrën e tyre.

“Shumë njerëz në Brazil ngatërrojnë fenomenin e Kupës së botës me atë të dashurisë së vërtetë për lojën. Brazili nuk është vend ku njerëzit e duan futbollin. Është vend ku njerëzit pëlqejnë të bëjnë festa rreth Kupës së botës”, ka thënë Juca Kfouri, një prej gazetarëve më të njohur të sportit në Brazil./Kohasport/

  • LimanBushi

    asdfadsfdas

  • LimanBushi

    qweqw

  • LimanBushi

    qweqweqweqw

  • LimanBushi

    qrwqewqeqw

close
facebook like button