Alba

Transferimet që shkëlqyen e që dështuan në La liga

AlbaLexuesit e të përditshmes sportive madrilene Marca kanë zgjedhur Jordi Alban si blerjen më të suksesshme të vitit në La Liga, ndërsa Luka Modriç dhe Alex Song si blerjet më të dështuara të sezonit.

Mbrojtësi i majtë i ardhur nga Valencia këtë verë është votuar më së shumti në anketën e Marca-s si përforcimi më i suksesshëm i sezonit në La Liga duke lënë pas sulmuesin nigerian të Levantes, Obafemi Martins dhe atë të Athletic Bilbaos, Aritz Aduriz, të cilët pavarësisht ekipeve ku luajnë kanë arritur të realizojnë gola shumë të rëndësishëm për ecurinë e klubeve. Përsa i përket dështimeve listën e kryeson kroati Luka Modriç, i cili edhe pse kushtoi 40 milionë euro nuk ka dhënë asgjë për Real Madrid, madje ka qëndruar më shumë në stol.

Pas tij rënditet kamerunasi i ardhur nga Arsenal te Barcelona por që pavarësisht pritjeve shumicën e kohës e ka kaluar në stol. I treti është sulmuesi i Granadas, Floro Flores, i ardhur këtë verë nga Udinese për të ndidhmuar ekipin modest spanjoll të mbijetojë në La Liga por që deri tani nuk ka bërë pothuajse asgjë.

Blerjet më të suksesshme: Jordi Alba – Barcelona, Obafemi Martins – Levante, Aritz Aduriz – Athletic Bilbao.
Blerjet më të dështuara: Luka Modriç – Real Madrid, Alexander Song – Barcelona, Floro Flores – Granada.